Vjen njoftimi, ja kur fillojnë fluturimet mes Shqiperise dhe Greqise

834
0

Shërbimi Ajror Grek ka njoftuar se fluturimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë filluar dje dhe do të lejohen deri me datë 15 gusht. Mirëpo vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës “Eleftherios Venizelos”, duke përjashtuar rrugët në aeroporte të tjera.

“Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve tona fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të operohen nga sot, 1 gusht deri më 15 gusht vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës Eleftherios Venizelos”, ka lajmëruar Shërbimi Ajror Grek.