Pasi janë mësuar emrat e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit, Partia Demokratike mbledh kryesinë në orën 19:00.
Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të miratimit të kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Njoftimi është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”, citohet në njoftim.