Vjen ndryshimi i motit/ Rrebeshe shiu, stuhi dhe breshër, mësoni si do të jetë moti javën në vijim

771
0

Sipas SHMU, për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti për relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët. Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëuar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Cudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithcka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara cdo gjë duhet marë me rezervë.