Vjen ndryshimi i motit, ja cfarë ndodh në ditët në vijim: Deri në fund të korrikut do të..

585
0

Në qarqet Elbasan dhe Berat, temperatura pritet të shkojë në 42 gradë Celcius. Ndërsa në qytetet e zonave të ulëta si Tirana, Shkodra dhe Gjirokastra, temperaturat parashikohet të arrijnë rreth 40-41 gradë Celcius.

Përsa i përket ditëve në vijim, do të ketë luhatje të vogal temperaturash në rënie dhe në rritje me vetëm 1 apo 1.5 gradë Celcius. Ditën e mërkurë, këto luhatje do të arrijë deri në 3 gradë. Deri në fund të  muajit korrik, temperaturat pritet të jenë rreth 36 gradë Celcius në rang kombëtar, sipas meteorologu Hakil Osmani.

“Nëse flasim në rang territori, do të rriten vlerat e temperaturave, në 42 gradë celcius në qarqet Elbasan dhe Berat. Një pjesë e qyteteve të zonave të ulëta do të jenë me vlerë rreth 40/ 41 gradë, përfshirë kryeqytetin, Shkodrën, Gjirokastrën. Kemi një ndryshim të mërkurën me vlerë 3 gradë celcius.

Përsa i përket ditëve në vijim, i bie të kemi luhatje të vogla me 1 apo 1.5 gradë celcius. Deri në fund të këtij muaji, temperaturat do të jenë rreth vlerave deri në 36 gradë celcius”, u shpreh Osmani për “Special Report”.