Vjen lajmi bombe per Bashen: Eshte subjekt hetimi në SHBA për cështjen e.., nuk kishte liri zgjedhjeje

361
0

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri u shpreh se e vetmja zgjidhje për të djathtën është reformë i thellë historik, përballë një mazhorancë që po qeverisë për herë të tretë.

Ai tha se Basha ëhstë subjekt hetimi në SHBA për çështjen e lobimit gjë që e di edhe Berisha, por nuk donte tu shkonte deri në fund këtu çështjeve.

Kulluri: Për mua e vetmja zgjidhje për të djathtën është reformë i thellë historik, përballë një mazhorancë që po qeverisë për herë të tretë. Mua më vjen mirë që Berisha po flet për statut në parti kur nuk e ka bërë për vite. PD ka humbur 4 palë zgjedhje nën drejtimin e Bashës. PD drejtohet më mënyrë arbitrare dhe ka marrë në qafë një parti dhe vendin duke e lënë pa një opozitë, përballë një mazhorance arrogante.

Unë kam frikë se Basha është subjekt hetimi në SHBA për çështjen e lobimit. Edhe Berisha e di edhe pse nuk donte tu shkonte deri në fund. Kontratat janë publikuar për këto lobime. Unë kam parë më shumë se aq. Ai është përfshirë në afera të tilla financiare të dyshimta me shtete dhe individë që janë jo miqësorë me NATO-n. Bash nuk ka qenë i lirë për ta marrë këtë vendim. Ai është në pozitën e pamundësisë për të zgjedhur.

Kulluri shtoi se zgjidhja e këtij ngërçi në parti nuk do t’i kushtojë shumë PD-së, por do t’i kushtojë Bashës.

Kulluri: Zgjidhja e këtij ngërçi nuk do t’i kushtojë shumë PD-së, por do t’i kushtojë Bashës. PD do të kthehet në një parti të djathtë serioze është i vetmi shans. Mendoj se kjo krizë do të zgjidhet për të dhënë një model fitues përballë kësaj mazhorancë që sillet si Basha, por që ka votat për të ardhur në pushtet.