Skip to content

Vjen lajmi i mirë për ‘shoferët’ e rinj/ Ndryshon testi teorik për marrjen e patentës

    Një lajm i mirë për të gjitha ata që duan të marrin patentën.Testi teorik i patentës ka pësuar ndryshime. Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se testi i ri Teorik (B) do të jetë më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Ndryshimet do të nisin nga e hëna e parë e qershorit, ku testi është reduktuar nga 4864 fjali në 3665.

    “Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
    Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!
    Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
    Testi Teorik i ri:
    ✔ Më i kuptueshëm
    ✔ Më korrekt
    ✔ Më praktik

    Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!
    Shembull, hequr 1199 quiz-e si këto:

    Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

    Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

    Abu zimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

    Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo”, njofton DPSHTRR.