Vjen i ftohti polar në Shqipëri, sinoptikani zbulon cfarë pritet nga dita e diel..

I ftohti polar ka mbërthyer Shqipërinë, duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit është përfshirë nga shiu.

“Dita e diel do të sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave, vlerat minimale në minus 4, 5 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, më të thella edhe minus 7. Maksimalja jo më shumë se 11 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

Nisur nga situata Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Harta e reshjeve të dëborës që pritet të zbresin edhe në qytetet e zonave malore do të zgjerohet edhe më tej ditën e diel. Gjasat janë që dëbora të përfshijë edhe Dajtin, por jo në sasi të mëdha.

“Zonat, të cila do marrin reshje të konsiderueshme dëbore është verilindja, Kukësi, Peshkopia, Puka, duke bërë që të kemi një sasi edhe mbi 50 cm. Ndërsa reshjet më të dukshme do jenë në jug, herë pas here në formën e rrebesheve, të shoqëruara edhe me stuhi lokale ere”, tha sinoptikani.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

“Shiu ikën ditën e..” Cfarë pritet me Motin ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pakësohen reshjet në territor megjithate pritet te jene prezente edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.. Nga e hëna deri...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.