Vjen data e zeze! Me 17 shtator nis taksa në Rrugën e Kombit, ja sa do paguani

500
0

Ka përfunduar rregullimi i trarëve në Rrugën e Kombit dhe ashtu siç ishte njoftuar, me 17 shtator fillon pagesa për kalimin në anën tjetër.

Nga ndryshimet e vendosura mes qeverisë dhe koncesionarëve, çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga ose 600 lekë për çdo kalim.

Ndërsa, banorët rezidentë në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim.

Me ndryshimet e marrëveshjes, pagesa nuk do të bëhet në euro por në monedhën lekë, ndryshe nga ç’ishte vendosur në fillim.

Herë e parë që filloi taksimi në Rrugën e Kombit u shënuan trazira të mëdha, nuk dihet nëse skema do përsëritet.