Vjehrra kritikon nusen për mospastrimin e shtëpisë. Djali ndërhyn dhe e qetëson atë me dy fjalë..

3149
0

Shpesh vjehrrat janë apo ndihen në konkurrencë me nuset e tyre. Clint dhe Mel janë një çift i ri me 3 fëmijë, të cilët ashtu si shumë çifte të tjera përpiqen të menaxhojnë ditën, duke ndarë edhe detyrat e shtëpisë, pazaret, pastrimin, etj.

Clint në blogun e tij “No Idea Ëhat I’m Doing: A Daddy Blog”, një ditë ka raportuar se nëna e tij i kritikoi gruan për pastërtinë e shtëpisë. Fillimisht ai nuk u përfshi në këtë debat, por më pas vendosi që të shkruajë një përgjigje në faqen e tij në Facebook: “Pak kohë më parë, më telefoni nëna ime dhe u habita nga fjalët që më tha: “Bir, a nuk të shqetëson fakti që Mel nuk pastron aspak shtëpinë?”, i thotë ajo. Me siguri ajo e kishte vënë re rrëmujën, ishte mendimi im i parë, pasi jo gjithmonë shtëpia jonë është e pastër në përsosmëri.

“Unë e pranoj se ka ditë kur, për shkak të angazhimeve të shumta që të merr dita, nuk mund të bësh ose ndjekësh gjithçka. Por gjithashtu mendova se ideja për t’u martuar nuk u mbështet tek rendi dhe pastërtia. Unë nuk u martova me gruan time për këtë! Kështu, vëzhgimi i nënës sime më bëri të kuptoj, pa e fajësuar atë, dallimin mes nesh, si brez dhe mentalitet”, shkruan Clint.

Ajo dhe im atë, pothuajse gjithmonë mungonin, kishin një mënyrë jetese shumë të ndryshme nga e jona. Babai njëherë më tha: “Para se të martohesh, bëji një vizitë të papritur dhe shiko se si i mban gjërat e saj”.

“Unë mendoj se shqetësimi i nënës sime për pastrimin e shtëpisë ka të bëjë shumë me pritjet që ekzistonin kur ishte e re. Ajo u rrit dhe u martua me këto ide. Megjithatë, menjëherë kuptova se unë nuk u martova për këtë. Më pëlqejnë sytë e saj, buzëqeshja, mënyra se si i ndajmë të gjitha aspektet e jetës dhe familjes sonë. Dhe kështu, pak kohë më pas u përgjigja: “Unë nuk u martova me Mel për të pasur një shtëpi të pastër. U martova për të ndarë jetën me të”, shprehet Clint.

Pas pak çastesh heshtjeje, nëna vuri në dukje: “Kjo do të thotë që është më e rëndësishme se të kemi një shtëpi të pastër…”

“Po, – u përgjigja!”.