“Vjedhja e bujshme” Sa euro u vodhën në shtëpinë e Gjiknurit? Misteri që…

466
0

Katër muaj më parë, ose më saktësisht më 10 Tetor 2017, policia e Tiranës, bëri një njoftim rutinë për një vjedhje, por që në të vërtetë ishte një vjedhje e bujshme.

Bëhej fjalë për një vjedhje që një bandë e specializuar në grabitjen e shtëpive të të pasurve, kishte bërë në banesën e prindërve të ministrit Damian Gjiknuri. Njoftimi i Policisë, u bllokua menjëherë më pas, pati edhe ndëshkime të heshtura në Polici dhe nuk u transmetua nga mediat e kapura, mirëpo fatmirësisht u shpërnda nga Opozita.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.”
Kanë kaluar tashmë katër muaj nga kjo vjedhje dhe Policia nuk ka shpërndarë më, asnjë njoftim tjetër për ecurinë e saj në lidhje me autorët e krimit dhe pistat e mundshme. Kjo sepse vetë Gjiknuri, që dyshohet se ka fshehur në shtëpinë e prindërve të vet një sasi shumë të madhe eurosh, me prerje të mëdha, ka ndaluar daljen e lajmeve të mëtejshme.
Madje çuditërisht, nuk ka as edhe një njoftim apo kallxim, që të përcaktojë sasinë e parave të vjedhura, nga ana e personave të dëmtuara, në këtë rast, nga ana e familjes së ministrit Damian Gjiknuri. Kjo është një provë indirekte, thonë burimet pranë 360grade.al, se shifra e parave të vjedhura është shumë e madhe, sepse edhe shuma e parave të fshehura në këtë shtëpi, ka qenë e tillë, sa bëhej e padeklarueshme, për shkak se në këto raste, duhet përcaktuar edhe burimi i tyre.
Dhe pikërisht burimi i tyre, është për Gjiknurin edhe më përvëluese se sa trishtimi i thellë për vjedhjen e tyre. /360grade.al/