Ambasada amerikane njofton të gjithë shqiptarët që kanë marrë vizë turistike që të respektojnë afatet dhe të mos e keqpërdorin atë. Sipas ambasadës, ata që kanë marrë vizë turistike nuk lejohet të punojnë në SHBA.
“Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ku do të shkoni për pushime këtë verë?
Mos harroni t’u përmbaheni kushteve të vizës suaj turistike, të largoheni duke respektuar afatet, të mos punoni dhe të mos studioni me vizë turistike”, njofton ambasada.