Vizat amerikane me vlefshmeri 10 vite, reagon ministrja Xhaçka: Do të ketë…

84
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se është zgjatur  deri në 10 vite vlefshmëria e vizave amerikane për shqiptarët.

Xhaçka, përmes një postimi në Twitter shkruan se ky është një lajm i mirë për shqiptarët dhe një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve të SHBA me vendin tonë.

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët! Vlefshmëria e vizave amerikane biznes dhe turistike është zgjatur në 10 vjet! Një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë! #100 vjet marrëdhënie diplomatike“, ka shkruar Xhaçka.

Më herët, Ambasadorja Kim njoftoi se të gjitha vizat amerikane në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri do të zgjaten nga 3 vjet në 10 vjet.