Viti i ri shkollor, ministrja Kushi i jep mesazhin e rëndësishëm nxënësve dhe mësuesve

215
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2022-2023.

Në një video mesazh Kushi shprehet se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim më cilësorë, të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

“Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm!

Fillimi i viti të tri shkollor sjell gjithmonë emocione. Ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithëpërfshirës.” Thotë Kushi në postimin e saj.

Në video jepen dhe  disa nga risitë e këtij viti të ei shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.