Skip to content

“Vitet e para ishin traumatike”/ Julia Ilirjani nuk mban dot lotët, tregon sfidat në Amerikë: Në fillim punoja si..

    Aktorja e njohur, Julia Ilirjani, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo foli rreth fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025, ku ishte kandidate në listën e hapur për Partinë Demokratike.

    Julia sqaroi deklaratat e saj për kryeministrin Edi Rama si dhe postimin e saj në rrjetet sociale ku i quante njerëzit ‘dele’.

    Por jo vetëm kaq, pasi një moment emocionues ishte kur ish-banorja e “Big Brother VIP 3” u përlot teksa kujtoi kohën kur jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rrëfimi i Julia Ilirjanit:

    Amerika për mua nuk ka qenë e lehtë. Amerika nuk është e lehtë për shumë njerëz, pavarësisht se unë e shikoj në Shqipëri është akoma ajo ëndrra amerikane. Po ndoshta unë shkova në një moshë të madhe, ndoshta se unë ika në një formë të detyruar, ndoshta se unë kisha dhe një fëmijë me vete dhe sigurisht që vitet e para të Amerikës kanë qenë shumë traumatike për mua aq sa pata edhe probleme shumë serioze me shëndetin. E kam filluar si menaxhere në një restorant ku punoja vetëm dy ditë në javë dhe sigurisht që ato ishin para të pamjaftueshme që të jetosh, të paguash qiranë, dritat, ujë, telefon, të gjitha faturat. Aty ndenja tre muaj dhe pastaj filloi kriza ça do ndodhë nesër.

    Pastaj i kam bërë të gjitha punët. Kam punuar si pastruese në një hotel për 2-3 muaj. Ajo ishte një dramë shumë e madhe shpirtërore. Ne gratë shqiptare jemi mësuar t’i bëjmë të gjitha punët e nuk na bën përshtypje puna e krahu fare se jemi mësuar që në gjenezë, që kur jemi rritur. E unë i përkas një brezi që radhën e qumështit e kam mbajtur kur kam qenë 7-8vjeçe. Kështu që nuk na bën përshtypje pjesa e punës, por kur isha duke pastruar thosha me vete ‘kjo do jetë jeta ime tani e në vazhdim’. Domethënë kam bërë një shkollë të lartë, një master, kam bërë ca punë, kam mësuar ca gjuhë, kam bërë eksperienca dhe tani jeta ime do vij çdo mëngjes e do bëj pastrimet e një dhome. Me një pagë që duke paguar të gjitha detyrimet e mia, më ngelnin 200 dollarë për të jetuar gjithë muajin.

    I thashë Renees ‘boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë’ dhe ajo më tha ‘mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”. E kjo është shumë e dhimbshme.