Vit i ri me lekë të reja, hidhen në treg kartëmonedhat 500 dhe 2000 lekë

356
0

Duke filluar nga data 17 janar 2022, 2 kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale.

Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Lajmi u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur sot në konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare.

“Në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie”.

Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën në qarkullim 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 lekë.

Shtimi i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë në vend.

Sejko kujtoi gjithashtu se në muajin qershor 2021, u nënshkrua me BQE-në një marrëveshje për mbrojtjen e kartëmonedhës Euro nga falsifikimi, duke e bërë kështu Bankën e Shqipërisë pjesë integrale të procesit evropian në luftën kundër falsifikimit të kartëmonedhave.