“Virusi doli nga laboratori”/Shkencëtarja kineze paralajmeron serish: Nuk mund të hesht

Tashme e gjithe bota po përballet prej disa muajsh me pandeminë e koronavirusit duke numëruar rreth 30 milionë njerëz të prekur dhe më shumë se 900 mijë humbje jetesh. Teksa gara për nxjerrjen sa me pare te vaksinës vazhdon, ende nuk është zbuluar origjina e COVID-19.

Shkencëtarja kineze Li Meng Yan, e cila është specializuar në virologji dhe imunologji në shtetin e Hong Kong, por është larguar në Amerike, thote se ka prova qe virusi u prodhua ne laborator.

LI MENG YAN SHKENCETARE KINEZE

“Virusi vjen nga laboratori në Ëuhan, në vetëm pak ditë ne do të publikojmë raportin që e vërteton këtë. Është një virus i rrezikshëm dhe unë nuk mund të hesht edhe pse rrezikoj jetën time, të familjarëve dhe miqve të mi. Është kritike të njohim origjinën e virusit pasi ndryshe ne nuk mund ta mposhtim atë.”

Kjo është hera e dytë që Dr. Jan shfaqet në televizion, pas intervistës së saj të parë në muajin korrik, për mediat amerikane. Ajo ka deklaruar se punonte me një grup ekspertësh nga më të mirët në botë që në fazat e hershme të studimit të sëmundjes, por nuk u lejua që të publikonte gjetjet e saj.

“Unë kisha dy diploma nga Kina dhe u caktova të bëja hetimin sekret për pneumoninë e re në Wuhan. Gjetjet e hetimit tim i raportova tek mbikëqyrësi, por nuk kishte asnjë përgjigje, sepse të gjithë ishin të shqetësuar. Kështu që unë heshta, por kjo nuk mund të vazhdojë më sepse është urgjente.”

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti i Hong Kongut kundërshtojnë pretendimet e shkencëtares.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.