Virozat më të agravuara këtë vit, mjekët pediatër: Prindër, mos neglizhoni temperaturën si dhe mos i dërgoni fëmijët në..

114
0

Dimri i tretë i pandemisë ka nisur me dominim të gripit dhe virozave të tjera ndaj Covid 19. Mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me fluks të shtuar të pacientëve të vegjël.

Shumë prej tyre dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mjekët pediatër këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë temperaturën e lartë që zgjat në kohë dhe të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte dhe çerdhe nëse shfaqin shenja të gripit, rrezikojne te perhapin tek moshataret dhe perhapja mund te behet zinxhir.

Sa me i vogel eshte femija, aq me i brishte eshte, aq me vulnerabel eshte imuniteti dhe kryesisht keta femije e kalojne me veshtire. Nese kane kaluar dy tre dite ne kete gjendje dhe temperatura e larte ende vazhdon, gjendja eshte urgjente dhe ka nevoje patjeter per tu viziutar te mjeku sepse mund te kete precipituar si situate.

Me shtimin e fëmijëve me viroza dhe grip është rritur dhe numri I pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.