Vijojnë të rriten infektimet ne vendin tone, ja cfare ndodhi në 24 orët e fundit

270
0

Vijojnë të rriten infektimet me COVID në vendin tonë pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID, ndërsa dje u raportuan 132.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.