Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë qe vepronte në territorin e rajonit të Lombardisë.
Ne pranga ranë 7 shqiptarë të moshës nga 22 në 26 vjeç.. Hetimet kanë zbadhur se brenda një muaji kjo bandë kishte kryer 29 grabitje, 15 prej të cilave në pika të ndryshme karburanti si dhe 2 grabitje vilash.
Aktiviteti i tyre kriminal ishte shtrirë në provincën e Brianzas, Monza, Bergamo. Bresha, Lodi e Varese.