Video/ Rrëfimi unik i Fadil Hasës, tre vitet e tij në Rusi për marinë luftarake, si filloi punë në Portin e Durrësit dhe humori në komunizëm…

442
0

Aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa ndërroi jetë sot në moshën 78-vjeçare.

Nesër pritet të zhvillohen homazhe në orën 10:00-11:00 të paradites në Teatrin e Durrësit. Fadil Hasa është nderuar katër herë me çmimin “Aktori më i Mirë i Humorit” dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Ikona e estradës së Durrësit u lind në Krujë me 8 prill 1940.

Daljet e Fadil Hasës në publik vitet e fundit nuk ka qënë aq të shpeshta.

Në një intervistë të pak viteve më parë, Hasa do të shprehej se “po kalojmë një periudhë ndoshta pak më të zgjatur të tranzicionit, sidomos në aspektin e humorit shqiptar”. ”Ka humbur pak interesi, për artin nuk ka atë vëmendje që ka pasur dikur”, është shprehur ai.

Rreth tre vite me parë, Fadil Hasa ishte i ftuar edhe në emisionin “Pasdite ne Top Channel”, ku vlen për ta sjellë sërish tek publiku me rrëfimin e tij unik për aktrimin. Hasa rrëfen se si e filloi karrierën si aktor, si shkoi në Rusi për marinë luftarake duke bërë vetëm tre vite atje, si filloi më pas punën në Portin e Durrësit, kush e ndihmoi në botën e aktrimit dhe per humorin në komunizëm që shkonte deri tek drejtori e jo më lart.

Ndiqni videon më poshtë: