Skip to content

Video që nuk shikohet shpesh: Rama, May, Merkel e Erdogan në ankth për Kroaci-Angli,

    Rama, May, Merkel dhe Erdogan

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve të BE-së për të diskutuar për integrimin dhe çështje të tjera.

    Në një video të shpërndarë nga vetë Rama në Facebook, duket kryeministri shqiptar dhe liderët e tjerë evropianë duke ndjekur super sfidën Kroaci-Angli.

    “Minutat e fundit”, shkruan Rama.

    Në momentin që ka humbur Anglia, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike duke i vendosur dorën në shpatull dhe duke lëshuar dhe një batutë që ka shkaktuar të qeshura: “Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor. Të paktën bëre diçka për Ballkanin Perëndimor”– ka thënë Rama duke qeshur.