VIDEO/ Panik në urban, studentes i vjedhin celularin dhe portofolin në çantë

687
0

Të shumta janë vjedhjet nëpër urbanet e kryeqytetit. Një rast i tillë është regjistruar mëngjesin e sotëm në urbanin e Institutit. Një studente, e cila hipi në urban tek stacioni “Asllan Rusi”, dha alarmin sapo pa që nga çanta i kishin marrë telefonin dhe portofolin.

Një dëshmitare në vendin e ngjarje ka dërguar pranë Tirana Today një material video ku shkruan:

“Tek stacioni “Asllan Rrusi” një studenteje iu vodh portofoli dhe telefoni. Autobusi ndaloi tek stacioni i radhës por nuk i hapi dyer. U njoftua policia e cila arriti menjëherë në vendngjarje. Qytetarët në autobus u nervozuan pasi ishin vonë për në punë, ndërsa studentët e tjerë ishin vonë për në shkollë. Me mbërritjen e policisë në u bë një kontroll i thjeshtë, por pa sukses. Kështu autobusi u lejua që të vijonte internerarin e tij, ndërsa studentja bashkë me shoqen e saj shkuan në komisariat për të vijuar me procedurat e denoncimit”.