Video/“Mor zagar, mor maskara”, Rama fyen qytetarin në telefon, PD publikon videon

546
0

Me sa duket lufta me videot po kthehet në një betejë të vërtetë politike, pas publikimit ku shfaqej kreu i PD në Gramsh Elmas Haruni duke përdorur një fjalor banal ndaj policisë. Fillimisht ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili është shprehur se PD duhet të kërkojë ndjesë zyrtare për njëriun e tyre në Gramsh.

Ndërkohë si kundërpërgjigje e këtij reagimi vjen një postim i Genc Strazimirit nga PD, i cili nxjerr në pah një video ku shfaqet kryeministri Rrama duke iu kundërvënë një qytetari me një fjalor aspak të denjë.

Videon, Strazimiri e shoqëron me fjalët:

“Se kjo edukate na ka mbajt gjalle”…P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris…