Skip to content

VIDEO/ Ja si u përjetua tërmeti live në ekrane e televizioneve

    Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik gjatë paradites së sotme.

    Në momentet që janë ndjerë lëkundjet e para, është menduar si një tërmet normal, por më pas lëkundjet janë shtuar duke përfshirë nga paniku njerëzit.

    Lëkundjet janë ndjerë edhe në transmetimet live të televizioneve në vend.

    Në videon e më poshtme shikoni se si është ndjerë live tërmeti në studion e TCH, ku gazetari dhe e ftuara janë larguar.

    Shihni pamjet:

    https://www.dailymotion.com/video/x6nkrvy

    Po ashtu tërmeti është ndjerë edhe në studion e News24. Gazetarja Androkli Kolka ishte duke biseduar me te ftuarit kur janë ndjerë lëkundjet e para.

    Ndonëse është trembur, gazetarja e ka kaluar mirë momentin e parë, duke u përpjekur ta kalojë me buzëqeshje dhe pa panik, megjithëse nuk ka munguar dora në zemër.

    Por kur lëkundjet kanë vazhduar, gazetarja më e shqetësuar është ngritur për të dalë jashtë nga studioja bashkë me të ftuarin.

    https://www.dailymotion.com/video/x6nkrzw