Video/ Ja pamjet pak sekonda pas tmerrit në Shkodër. Njerëz në panik e të gjakosur,

748
0

Në këto pamje te renda shihen momentet vetëm pak sekonda pas shpërthimit në lagjen “Partizani” nga i cili mbetën të plagosur 8 vetë
Shpërthimi i një motori-bombë i parkuar pranë një objekti dy katësh, tronditi Shkodrën paraditen e kësaj të shtune. Shënjestër e atentatit ishte 42-vjeçari Lul Kulla, i cili ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Krahas tij, plagë të rënda nga shpërthimi kanë marrë edhe një person tjetër.

Edhe pamjet e këtij shpërthimi janë dramatike.

Një video që ka fiksuar situatën vetëm pak sekonda pas shpërthimit, tregon njerëzit të cilët vrapojnë të alarmuar ndërsa vendi i ngjarjes mbulohet nga flakët dhe tymi. Policia ka shoqëruar disa persona të, por ende vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.