Skip to content

VIDEO EPIKE! Edi Rama “shkrin” së qeshuri liderët e BE me videon e veçantë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama duket se ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të përshëndetur liderët e Samitit të Komitetit Politik Europian.

    Në ceremoninë mikpritëse të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale. Në pamjet e IA, të gjithë liderët europianë shfaqeshin në versionin e tyre fëmijë teksa uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”.

    Video surprizë ka shkaktuar të qeshura në sallën e TOB, ndërsa është shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit.