Skip to content

VIDEO E RËNDË/ Mësuesi dhunon nxënësin, ai i kundërpërgjigjet me shkelma

    Një rast i rëndë i dhunës fizike është regjistruar brenda ambienteve të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

    Në videon e publikuar në mediat sociale, shihet mësuesi duke qëlluar me shuplakë nxënësin, teksa dhe ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e gjuajtur me shkelm. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.

    “Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar Gashi.