Video e frikshme që 22-vjeçarja i dërgoi familjarëve para se të ngrinte nga i ftohti në SHBA: I ftohti bllokoi tubin e shkarkimit. Pasi makina u fik, ajo ngriu..

Një vajzë e cila humbi jetën në një stuhi masive që goditi SHBA-në i dërgoi një video familjes së saj pak para se të vdiste.

Anndel Taylor, 22 vjeç, është një nga më shumë se 50 personat që mendohet se kanë vdekur nga moti i ftohtë. Ajo i dërgoi të dashurit të saj një video rreth 18 orë përpara se trupi i saj të gjendej nga shërbimet e shpëtimit.

Familja e saj beson se ajo kishte pritur rreth tre të katërtat e ditës në makinën e saj para se trupi i saj të gjendej në prag të Krishtlindjeve, raporton New York Post.

Anndel Taylor, e cila ishte kthyer në Buffalo nga Charlotte, Karolina e Veriut, vitin e kaluar për t’u kujdesur për babanë e saj, mësohet se kishte ngecur në makinën e saj në dëborë dhe kishte kërkuar ndihmën e shërbimeve të urgjencës.

Ajo bëri videon e fundit pak para mesnatës së 24 Dhjetorit ku shfaqej një fugon i ngecur gjithashtu në dëborë dhe akull.

Duke folur në një bisedë në grup, ajo u tha motrave të saj se kishte planifikuar të flinte në makinën e bllokuar dhe nëse ndihma nuk do të vinte, do të përpiqej të shkonte në një vend të sigurt kur të zgjohej. Nëna e saj beson se ajo ndërroi jetë nga helmimi me monoksid karboni.

Shawnequa Brown, motra e saj, tha për WSOC-TV: Ajo po i thoshte motrës sime se ishte e frikësuar.

Nëna e Anndel, Wanda Brown Steele tha: Ajo thirri 911 dhe ajo po i priste.

“Të gjithë ata që u përpoqën të arrinin tek ajo u penguan nga moti i keq. Zjarrfikësja, policia, të gjithë u bllokuan”, shtoi Tomeshia Brown, një tjetër motër e Anndel.

Nëna e saj tregoi se pasi makina e saj u gjend, forcat e shpëtimit hapën dritaren dhe panë që ajo ishte atje.

Ajo shtoi: Makina ishte e ndezur që kështu që bllokoi tubat, tubin e shkarkimit. Pasi makina u fik, ajo ngriu.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.