Video/ Çfarë po ndodh me Greqinë?

Nga flakët e zjarrit, tek shiu i rrëmbyeshëm… Çfarë po ndodh me Greqinë?

Reshje të dendura shiu kanë bërë që vetëm në pak minuta mbi 300 telefonata të bjenë në shërbimet e emergjencën për të kërkuar ndihmë.

Shiu i rrëmbyeshëm ka rënë në zonën e Atikës, në Athinë, Galatasi, Maroussi, por edhe në zonën e cila disa ditë më parë u përfshi nga flakët e zjarrit, në Kinetta.

Sipas mediave greke bëhet me dije se shiu ka rënë për dy orë pa pushim duke bërë që shumë banesa dhe automjete të bllokohen.

Trafiku u rëndua dhe shumë njerëz mbetën të bllokuar. Stacionet e metrove pezulluan udhëtimet dhe një pjesë e mirë e kryeqytetit, Athinës dhe zonat përreth mbetën pa energji elektrike.

Nga zjarri katastrofik që përfshiu rajonin e Attica-s në Athinë, gjetën vdekjen 88 persona, mbi 200 të plagosur ndërsa 9 persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

https://youtu.be/5fZQs8Q5hEA

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles