VIDEO/ Befasojnë në gjyq të arrestuarit e protestës, përshëndetje ‘speciale’ për Ramën

655
0

Në nisje të seancës për 19 të arrestuarit nga protesta e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë, brenda xhamit, teksa ishin ne pritje te mases qe do te caktonte gjykata, te arrestuarit kane shperthyer ne kor me thirrje “Rama ik”.  

Videon e ka postuar ne faqen e tij ne FB, deputeti demokrat Ervin Salianji, duke e ndare ate me gjithe miqte dhe ndjekesit e tij.

“Përshëndetje nga gjykata! Kudo, në këmbë për Shqipërinë”- shkruan Salianji, teksa bashkengjit edhe videon, me nje fragment te asaj qe ndodhi sot ne seancen e gjyqit.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 prej të arrestuarve, për tre prej tyre ka kërkuar masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ka kërkuar “arrest shtëpie për njërin prej tyre.

Ndër personat për të cilin u kerkua masa “arrest me burg” eshte edhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i policisë bashkiake. Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit jane akte simbolike.

të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine dhe Ndue Tuci.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.