Veza kthehet në kryefjalën e verës, ja sa i ka kushtuar në Dhërmi kjo pjatë pedagogut nga Tirana

1342
0

Veza apo omleta është kthyer ne kryefjalë këtë verë qëkur nisën të qarkullojnë në rrjet disa fatura me çmime të kripura.

Sakaq, në vazhdën e këtij debati, pedagogu nga Tirana Romeo Hanxhari ka publikuar faturën e një hoteli në Dhërmi, ku e gjithë pjata i ka kushtuar 2 mijë lekë të vjetra.
“Në Dhërmi, kjo pjata këtu me 2 vezë, djathë, salçiçe, e pakëz sallatë kushton 200 lekë.

Omeleta e thjeshtë (2 veze të rrahura) kushton 100 lekë.

Omeleta e mbushur me djathë e sallam e pak sallatë kushton 300 lekë.

Tani më falni, po pse qenka shtrenjtë?!”, shkruan profesori i cili pushimet e veta ka zgjedhur t’i bëjë në jug.