Vetëvritet efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi në Tiranë, shoqërohet në polici i dashuri..

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë këtë të premte. Efektivja e policisë Aldorjana Loshi vetëm 21-vjeçe, u vetëvra me armën e shërbimit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, në shtëpinë ku e reja jetonte. 21-vjeçarja ishte punonjëse e Komisariatit Numër 5 në kryeqytet. Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje momentalisht janë të paqarta.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, tha policia në një njoftim për mediat.

Po sipas kësaj të fundit, “grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Shoqërohet për t’u marrë në pyetje i dashuri

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, 21-vjeçarja Loshi u gjet e pajetë nga familjarët e saj. Po sipas këtij të fundit, pas ngjarjes Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.