Skip to content

Vetëvrasja e 17 vjecarit/ Babai tentoi të hidhej në det, pasi mësoi për vetëvrasjen e të birit

    Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia e regjistruar në Gjirokastër, ku 17-vjeçari Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare.

    Burime bëjnë me dije se adoleshenti, pasi ka konsumuar drekën me të ëmën dhe dy motrat e tij, është ngjitur në katin e dytë të banesës, ku ka kryer edhe vetëvarjen. Adoleshenti u gjet i pajetë nga familjarët, pasi ra në sy mungesa e tij për rreth një orë.

    17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike, pasi kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, por nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor.

    Burime bëjnë me dije se i mituri e kishte paralajmëruar aktin ekstrem dhe tek disa prej shokëve të tij të afërt në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës, ku vazhdonte mësimin, por nuk ishte marrë serziosht prej tyre, duke i trajtuar si shaka.

    Burime për mediat bëjnë me dije se 17-vjeçari e kishte shkruar dhe në anglisht vdekjen e tij, por kjo ngelet për t’u vërtetuar nga OPGJ.