Vetem sot 57 raste me koronavirus. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të.. Ja çfarë thoshte ..

771
0

Diten e sotme, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që “të japë dorëheqjen menjëherë për menaxhimin kriminal dhe antinjerëzor të pandemisë”.

“Edi Rama veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politike personale. Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën për dëmtim të shëndetit me paramendim. SPAK të fillojë hetimin urgjentisht për Edi Ramën për veprimet e tij të paramenduara që sollën dëmtimin e shëndetit të njerëzve”, shkruan Vasili.

“Sot 57 raste të reja me COVID-19. Në pikun e pandemisë, numri më i lartë ishte në 3 prill, 27 raste. “Suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 211%. Ja çfarë thoshte Edi Rama: “Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”.
Dhe Edi Rama realisht:

1.Nuk beri testime por i quajti te panevojshme duke ju kundervene OBSH.

2.Nuk bleu mjete mbrojtese,

3.Nuk bleu respiratore,

4.Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk te larte,

5.Nuk detyroi perdorimin e maskave, por i quajti te panevojshme,

6.Nuk aktivizoi mijra mjeke familjeje,

7.Aktivizoi nje komitet ekspertesh jo kompetent dhe me drejtim politik.

8.Perbuzi cdo sugjerim e keshille profesionale publike.

EDI RAMA NE BURG”, shton në postimin e tij Petrit Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.