“Menduam se nuk do të ndodhte asgjë për një natë te vetme në diskotekë, por ishte fillimi i një filmi ho rror që po përjetoj”.
Këto janë fjalët e një vajzë e re italiane me emrin Martina, e cila tregon sesi koronavirusi i ka ndryshuar jetën asaj dhe personave të afërt.
Ajo rezultoi e infektuar me koronavirus pasi kaloi një mbrëmje në një diskotekë në Sardenjë. “Pasi unë rezultova pozitive, u testuan të gjithë anëtarët e familjes, ku vetëm nëna doli negative. Babai është në kujdes intensiv prej dy javësh. Unë nuk mund ta shoh atë, nuk mund ta ndihmoj, nuk mund të bëjë asgjë. Nuk do të jem në gjendje t’ia fal kurrë vetes këtë që kam bërë”.
Ky është një nga rastet e shumta kur të rinjtë e kalojnë lehtë infeksionin, por e përhapin atë te prindërit dhe të afërmit e të tjerë, të cilët vuajnë pasojat.
Martina tregon më tej se edhe anëtarët e tjerë të familjes së saj u infektuan, por me pasoja më të lehta se babai i saj. “Gjyshi përfundoi në spital, por pas kurimit doli nga spitali dhe tashmë po shërohet, për fat të mirë. Unë, kushëriri im 12-vjeçar dhe gjyshja, nuk kishim asnjë problem dhe pas 4 javësh në izolim rezultuam negativë”.
Jo vetëm në Itali, por edhe në shtete të tjera të botës, të rinjtë po rezultojnë ata që e përhapin në masën më të madhe virusin. Javën e kaluar, më 17 gusht, Italia mbylli klubet dhe diskotekat dhe e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në disa ambiente të hapura gjatë natës, në hapin e parë të këtij lloji pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend, veçanërisht mes të rinjve.