Veshjet e bardha mbajnë larg të nxehtin, mit apo e vërtetë? Çfarë thonë ekspertët

1193
0

Të gjithë kanë tendencën të veshin rroba me ngjyrë të bardhë gjatë muajve të nxehtë. Kjo pasi mendohet se e bardha reflekton rrezet e diellit, janë veshje më të gjera si dhe nuk e tregojnë shumë djersën.

Por është mit apo e vërtetë se e bardha të mban më freskët…?  Në pamje të parë ajo të krijon ndjesinë si ngjyrë e ftohtë.

Për të hedhur dritë mbi këtë teori, flet Rhett Allain, profesor i fizikës në Southeastern Louisiana University.

Provoni një eksperiment. ‘Merrni një letër të bardhë dhe një letër të zezë e lërini në dritë të diellit. Prisni pesë minuta dhe më pas fërkoni secilën fletë në faqe, pasi ato janë më të ndjeshme se duart. Do kuptoni se letra e zezë është më e nxehtë se e bardha.’ ka thënë Allain. 

Drita e bardhë, shpjegon Allain, është kombinimi i gjithë ngjyrave, ndërsa e zeza është mungesa e ngjyrës. “Kjo do të thotë se letra e bardhë e reflekton gjithë dritën, ndërsa e zeza e thith dhe nxehet.”

Por, disa studime të tjera thonë se veshjet e zeza na mbajnë më freskët sesa të bardhat. Për shembull, Beduinët veshin rroba të zeza për t’i mbijetuar të nxehtit në shkretëtirën e Sinait.

Në teori: “Kur trupi nxehet, rrezaton energji (në spektrin infrared)” thotë Allain. “Nëse vishni rroba të bardha, ky rrezatim i trupit reflektohet mbrapsh në trup dhe ju nxeh edhe më shumë, ndërsa rrobat e zeza nuk e reflektojnë mbrapsh.”

Sërish kjo mbetet deri diku një pyetje pa përgjigje. Sipas ekspertit mjafton të mbani veshur rroba të rehatshme, të gjera dhe nga një material i butë dhe i freskët./Real Simple