Skip to content

Verë ditët e fundit të Shtatorit, ja kur pritet ndryshimi i Motit..

    Ditët e fundit të Shtatorit do të jenë të ngrohta, sidomos dita e shtunë pritet të rikthejë sërish verën. Sipas sinoptikanëve termometri do të ngjitet mbi 30 gradë Celsius.

    Por të dielën sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të ndryshojë krejtësisht situata e motit, pasi priten reshje madje dhe ulje të temperaturave.

    Java e ardhshme do të ketë mot të qëndrueshëm, dhe deri në mes javë nuk pritet të ketë reshje.