Skip to content

VENDIMI/ Vr*u të bijën dhe fqinjin italian, shqiptari dënohet me burg përjetë në Itali

    Dënohet me burg të përjetshëm Taulant Malaj, shqiptari i cili 2 vite më parë vrau të vajzën dhe fqinjin në provincën e Foggias, Itali.

    Ngjarja u shënua më 7 maj 2023 në Torremaggiore.

    Malaj u shpall fajtor për për dy vrasje të qëllimshme dhe tentativë për vrasje të rënduar

    Malaj qëlloi për vdekje me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, Jessica dhe fqinjën Massimo De Santis, të cilin ai e akuzonte, pa asnjë provë, se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij, Tefta Malaj – e cila mbeti e plagosur rëndë. Jessica u vra teksa përpiqej të mbronte nënën e saj.

    Teknikisht, gjykata shqiptoi dy dënime me burgim të përjetshëm – një për vrasjen e fqinjit dhe plagosjen e rëndë të bashkëshortes, dhe një tjetër për vrasjen e vajzës – por ato u bashkuan në një dënim të vetëm burg përjetë.

    Seanca përfundimtare u mbajt më 30 maj, kur Prokuroria e Foggias kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm dhe izolim për 18 muaj. Procesi gjyqësor kishte nisur më 22 mars 2024, me 32 dëshmitarë dhe 15 seanca gjyqësore.

    Avokati i Tefta Malajt, Roberto De Rossi, e cilësoi një “vendim shembullor”. Ai tha: “Jam padyshim shumë i kënaqur. Një vendim i drejtë për një tragjedi kaq të rëndë”.