Vendimi i ri/ Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë, njoftimi i policise

868
0

Qeveria greke ka marrë vendimin për të shtyrë hapjen e kufijve tokësore me vendin tonë.

Sipas mediave greke masat nuk do të ndryshojnë deri më 7 qershor. Nisur nga ky vendim shumë shqiptarë mund të penalizohen për të bërë pushimet në shtetin fqinj.

Policia Kufitare ka bërë të ditur se kuota ditore e pranimit do të jetë vetëm 400 persona, ashtu siç ka qenë dhe më parë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.