Vendimi i qeverise/ Javen qe vjen nje dite pushimi zyrtare vetëm për Tiranën, ja arsyeja

454
0

Kaosi që është krijuar dhe pritet të shtohet ditët në vijim në Tiranë për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, ka detyruar qeverinë që të dalë me një vendim të ri.

Data 25 maj është vendosur të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës.

Ministri Bledi Çuçi tha se data 25 maj, do të jetë pushim për këtë qark.

“Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ministri.