Autoritetet lokale kanë shpallur ishullin e Korfuzit në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut nga stuhia “Balos”.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje me ujin që vërshon rrugëve të ishullit, duke bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve.
Përmbytjet e mëdha kanë prekur edhe zonën e Atikës si dhe ishullin e Kretës në Greqi.
Ndër të tjera një i moshuar në Evian Jugore rezulton të jetë zhdukur që prej orëve të para të mëngjesit sot ( 15 tetor).
Mediet greke bëjnë me dije se 69-vjeçari nga fshati Stoupaioi në komunën Karystos, në Evia Jugore, është duke u kërkuar nga ekip i Brigadës së Zjarrfikësve, si dhe nga shpëtuesit vullnetarë të ‘Sar 312’.
Sipas informacioneve, mësohet se i moshuari i kishte thirrur Brigadën e Zjarrit më herët duke kërkuar ndihmë, pasi ai tha se ishte në rrezik, sepse shtëpia e tij ishte pranë një përroi i cili ishte tej-fryrë nga reshjet e shiut.