Vendi “goditet” nga i nxehti afrikan këtë javë, ja dita kur temperaturat do të shkojnë në 30°C

478
0

Këtë javë temperaturat priten që të arrijnë deri në 30 Gradë Celsius. Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak kjo javë pritet që të jetë një javë pranverore me mot kryesisht me diell dhe praninë e vranësirave, kryesisht nga orët e mesiditës deri ato të pasdittes.

Masa ajrore, do të mbërrijë nga Mauritania  dhe brenda pak ditësh do të përhapen nga Franca drejt Italisë, ndërsa anti-cikloni afrikan do të mbërrijë edhe në vendin tonë.

Mirëpo, në fundjavë më pas pritet kohë e keqe dhe me shi, ndërsa në zonat lindore, reshjet do të jenë edhe në formë breshëri.