Prej gati rreth dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.
Temperaturat do të rriten edhe me tre gradë celsius.
Sipas meteorologëve temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë celsius.
Ditën e sotme temperaturat pritet të arrijnë kulmin. I nxehti afrikan do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.
Ndaj këshillohet që ditën e sotme ta shmangini daljen nga shtëpia, sidomos gjatë orëve të pikut.
Po ashtu mjekët këshillojnë që të merren masat e duhura pasi i nxehti shkakton lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale.
Më të rrezikuarit janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë dhe nga zemra.