Vendet e BE thirrje qytetareve: Siguroni uje dhe ushqime, ja cilat ushqime duhet te keni ne banese

4614
0

Ndërsa lufta akoma vazhdon, kriza ushqimore thellohet. Bashkimi Evropian nuk i dorëzohet shantazheve ruse . Megjithëse zyrtarët e lartë evropianë garantojnë se do të ketë një mjaftueshmëri të produkteve bujqësore, operacionet ushtarake të Moskës vazhdojne.

Ndërsa pasojat e përditshme të pushtimit rus bëhen gjithnjë e më të dukshme me kalimin e muajve, pyetja e djeshme dhe shqetësimi i Ministres së Brendshme të Gjermanisë, Nancy Fischer ka lidhje me furnizimin me ushqime, gjë që shkaktoi pikëpyetje dhe shqetësim, në të njëjtën kohë për ndërprerjet e energjisë elektrike, por edhe ndonjë sulm kibernetik.

Në një intervistë, ministrja tha se: Qytetarët gjermanë duhet të pajisen me furnizimet bazë të ushqimeve dhe me ilaçe.

Pas “ftesës” së vigjilencës për qytetarët gjermanë, Fischer nuk hezitoi të listojë furnizimet emergjente që duhet të bëjnë familjet gjermane, duke rekomanduar në të njëjtën kohë qetësi, në vend të panikut.

Ajo këshilloi se çdo njeri duhet të kishte në banesë: 10 litra ujë dhe lëngje, 3,5 kg drithëra, bukë, patate, oriz, makarona, 1,5 kg mish, peshk, vezë.

Në veri të Italisë, supermarketet ushqimore kanë mungesë makaronash për shkak të pasigurisë publike përballë një krize globale ushqimore, me sasi të mëdha ushqimesh që ruhen në masë në dy muajt e fundit nga konsumatorët në Francë dhe Spanjë, citon Protothema.

Ndërkohë që situata dramatike në të cilën ka arritur prodhimi bujqësor i Ukrainës dhe që do të rrisë fatalisht dhe më tej çmimet e ushqimeve në nivel ndërkombëtar. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Ushtarët rus po shkatërrojnë të mbjellat dhe po u dëmtojnë mjetet bujqësore.

Ndërsa nga ana tjetër, duke folur me udhëheqësit e G7 , Presidenti Macron u bëri thirrje ekonomive më të forta në botë që të ndërmarrin iniciativa investimi që synojnë zbutjen e krizës në rritje të ushqimit. Vetë ai, nga ana e tij, premtoi ulje prej 50% të përdorimit të pesticideve deri në vitin 2030 dhe plehrave kimike përkatësisht me 20%.