Vëllai i Liridona Ademajt takon nipërit në Suedi, fëmijët e saj përlotin me kërkesën: A mund të çojmë lule te varri i nënës?

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka udhëtuar drejt Suedisë, ku ka mundur të takojë dy fëmijët e motrës së tij të ndjerë, pas një kohe të gjatë.

Ai ka postuar një fotografi në Facebook me fëmijët që ndodhen nën kujdesin social në Suedi, ku shkruan se ata kishin vetëm një kërkesë, të vinin në Kosovë për t’i dërguar lule nënës.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj-Murseli është vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, teksa shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli po qëndron në paraburgim si organizator i kësaj vrasje bashkë me  Granit Plavën e Kushtrim Kokallën

- Advertisement -

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Jepet alarmi/ Në Shqipëri është futur një produkt rrezikshëm, mund të helmojë fëmijë e të rritur

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky...

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.