Skip to content

Vëlla e motër humbën në pyllin plot me arinj në Rusi – pas 96 orësh ndodhi mrekullia, fëmijët tregojnë se kush ia shpëtoi jetën

    12-vjeçari Grisha Krep dhe motra e tij, Vika 10 vjeç humbën për katër net në një pyll të egër në rrethin Slobodo-Torino të Rusisë.

    Ekipet e shpëtimit kishin frikë se nuk do të gjendeshin kurrë.

    Në kërkimin e fëmijëve, të cilët u zhdukën pas peshkimit në lumin Lipka, u përfshinë 650 pjesëtarë të policisë dhe vullnetarë të cilët “krehën” një zonë të madhe të banuar nga ujqër dhe arinj.

    Drama filloi të martën e kaluar, kur vogëlushi u raportua i zhdukur. Në një kohë të shkurtër u organizua një operacion shpëtimi dhe u kërkua në rreth 1000 kilometra pyje dhe këneta.

    Pas 96 orësh, Grisha dhe Vika u gjetën “të frikësuar dhe të ngrirë”, të uritur, të dehidratuar, por të gjallë.

    Ata zbuluan se hanin vezë thëllëza për të mbijetuar. Fëmijëve iu dhanë ushqim të ngrohtë dhe ujë, e më pas iu dorëzuan mjekëve, sipas The Sun.

    Kur vëllai dhe motra treguan se si u mbijetuan një luzmë arinjve dhe ujqërve, shpëtimtarët mbetën pa fjalë.

    Doli se kafshët e tyre shtëpiake – qentë beagle, nuk i lanë në baltë. Gjatë gjithë kohës ata i ndiqnin nëpër pyll dhe lehnin për të larguar kafshët e egra!

    Besohet se të vegjlit kanë udhëtuar dhjetëra kilometra duke kërkuar një rrugëdalje nga pylli dhe janë gjetur jo shumë larg fshatit Burmakin.

    Grisha dhe Vika ishin sërish në krahët e nënës së tyre, teksa gruaja e shqetësuar u thirr në spital.

    “Unë besova në ju! E dija që jeni mirë”, u tha Alfija fëmijëve.

    Ndryshe, fëmijët raportohet se po ktheheshin nga peshkimi dhe morën një kthesë të gabuar, pas së cilës humbën orientimin.