Sapo doli nga dushi 22-vjeçarja përdori tharësen e flokëve që kishte marrë dhuratë, gabimi qe i kushtoi rëndë..

619
0

Një nënë e re ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë korrenti teksa ka qenë duke përdorur tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

Tharësja u tkurr dhe u shkri në fytyrën e Camila Sales, ndërsa ajo po e përdorte atë për të tharë flokët e saj në kuzhinë. Ajo u gjet nga burri i saj Jhonatan duke u dridhur me tharëse në dorë, e shtrirë në dyshemenë prej çimento.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti shpëtuar jetën, 22-vjeçarja nga Brazili vdiq nga lëndimet e marrë në sallën e reanimacionit.

Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, ajo e kishte marrë tharësen si një dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte, për shkak se kishte thyer rekord shitjesh të produkteve.

Dhe disa orë pas marrjes së dhuratës Camila vendosi që ta testonte, por rezultati ka qenë fatal për jetën e saj. Viktima ishte martuar 3 vite më parë dhe kishte një djalë 18 muajsh./b.l/noa.al/