Vdes në aksident i riu shqiptar në Itali, baba i një djali 6-vjeçar..

306
0

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të nodhur në Forli.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar po lëvzite me skuter kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 60-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, të premten.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital,  ku ndërroi jetë pas më shumë se 24 orësh. Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të errësirës dhe motit të keq.

Trupi i pajetë është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë për autopsi. I riu shqiptar ishte baba i një djali 6-vjeçar.