Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeçar pas disa ditësh me temperaturë të lartë, ka ngritur shqetësim dhe konfuzion mes prindërve. Raportimet fillestare folën për grip të rëndë dhe më pas për një lidhje të mundshme me konsumimin e mjaltit.
Sipas Mjekut Tushe, duhet te tregohemi të kujdesshëm me sasin e mjaltit, zakonisht 1 apo 2 luke kafeje mjalt por duhet patur parasysh që gjatë gripit duhet të jepen lëngje me shumicë.
Mjekë dhe nutricionistë sqarojnë se mjalti është një produkt me vlera ushqyese, por në fëmijë të vegjël duhet përdorur me shumë kujdes dhe vetëm në sasi të vogla, sidomos gjatë temperaturave të larta. Në raste të rralla, kombinimi i virozave të rënda, temperaturës së zgjatur, dehidratimit dhe marrjes së tepërt të sheqernave mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore.
Ekspertët theksojnë se gripi nuk është gjithmonë i lehtë dhe mund të ketë forma të rënda, veçanërisht kur temperatura zgjat mbi 3–5 ditë. Prindërit këshillohen të mos neglizhojnë temperaturat e larta të zgjatura, të sigurojnë shumë lëngje dhe të konsultohen rregullisht me mjekun, pa vetë-mjekim dhe pa panik.
Rasti mbetet në vlerësim mjekësor, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, informim korrekt dhe ndjekje të këshillave profesionale.