Varja e fëmijës në pemë, pas publikimit në media, gjithë familja përfundon në komisariat. “Arsyeja ..

690
0

Pas publikimit në media të një rasti flagrant dhune ndaj të miturit nga xhaxhai i tij, policia ka shkuar në familjen Methasa në fshatin Zdrajsh të Librazhdit.

Babai i fëmijës 6 vjeç ka mohuar dhunën dhe ka mbrojtur të vëllanë duke thënë se varja në pemë e fëmijës ka qenë në formë shakaje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar. Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë. Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja në fjalë u publikua dje gjerësisht në mediat online. 29-vjeçari, Fati Methasa kishte postuar në facebook foton e nipit të tij 6 vjeç i varur në pemë për bluze. Rasti pati një impakt të madh dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale i dënuan veprimet e xhaxhait abuzues.

Lexo me teper